Prifti rrëfen se si u dogj autobusi në vetëm 2 minuta

0
205

Një tjetër dëshmi nga ngjarja e rëndë në Krujë.

At Lluka Gjergji ka treguar se djegia e autobusit ndodhi në harkun kohor të dy minutave, pasi shoferi ndaloi i sinjalizuar nga tymi.

“ Ishte një ekskursion për t’u çlodhur me besimtarët, do shkonim në Shkodër dhe në Ulqin. Sa ndjemë tymin ndaluam, shoferi hapi kroskotin, në 2 minuta autobusi mori flakë”.

At Lluka Gjergji ka rrëfyer se ndihmën e parë e morën nga një qytetar i Krujës, i cili ka thyer xhamat e autobusit.

“Ndihma e parë na erdhi nga një krutan, ai theu xhamin. Zonja që mbeti aty nuk mund të dilte nga autobusi.Unë isha në vendin e parë në të njëjtin drejtim dhe më shtynë. Pashë njerëz që bërtisnin e shkelnin njëri-tjetrin. Njerëzit dilnin me flakë. I shuam jashtë. Ne ishim 4 meshkuj në autobus. Të tjerat zonja”.

Prifti thotë se nuk ishte në dijeni të ndonjë defekti të autobusit.

“Gjatë rrugës nuk pati nxehje dhe probleme. Gjendja e mjetit ishte në rregull mesa di unë. Fatkeqësi e madhe për ne. Perëndia të na falë gjynahet tona”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here