Alli: Kina hapa të sofistikuar drejt Afrikës

0
247

Reporteri italian Paolo Alli, prezantoi gjatë punive të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po zhvillon punimet për herë të parë në Tiranë, raportin për Kinën.

Alli, vuri në dukje se aktualisht Kina po përballet me ulje të Prodhimit të Brëndshëm Bruto (PBB), ndërsa ajo po kërkon të hedhë hapa të sofistikuar drejt Afrikës.

Ai bëri prezent lidhjet ekonomike- financiare të Kinës që padiskutim, siç u shpreh ai, do të thotë hapje e zhvillimit për këtë vend. Ndersa interesi i Kinës, vijoi ai, është te kete  nje segment rrugor, projekt i cili pershkon Shianin , Roterdamin, Vencian, Azine Qendrore, Turqi dhe Moske. Si dhe dhe një komponent te nje projekti detar ose siç njihet ndryshe “Rruga detare e Mëndafshit” që kalon në porte te ndryshme si Kenia, portin e Kinës së Jugut dhe disa porte të rëndësishme të Afrikë.

“Këto shpjegojnë se si Kina po përpiqet të ketë një influencë politike të saj në Azinë Qendrore dhe Afrikë. Ndërkohë që në interesat e Kinës eshte edhe Koreja e Jugore”, tha Alli.

Gjithësesi, vijoi All gjatë prezantimit të tij, dëshira e Kinës për stabilitet rajonal, është që të sjellë një influencë pozitive.

“Por Kina duhet t’i bashkohet komunitetit ndërkombëtar për sjelljen e Koresë së Veriut”-tha ai, duke nënvizuar faktin se, investimet kineze mund të stabilizojnë të gjthë rajonin.
Përfaqësues të Asamblesë të NATO-s, pritet të vizitojnë në muajin Korrik Kinën, për të marrë pjesë në Samit 16+1 që do të zhvillohet në Riga./ATA

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here