Hahn apel liderëve politikë: Ja pse ka ngecur Shqipëria në rrugën për BE… (Video)

0
166

https://youtu.be/24coO4hAVfs

 

Të gjithë aktorët politikë në Shqipëri janë të angazhuar për perspektivën europiane, por ajo që ata duhet të bëjnë në vijim, është të gjejnë kompromise.

Këtë apel i bëri liderëve politik të vendit tonë, eurokomisioneri për Zgjerimin Johanes Hahn gjatë një takimi me disa gazetarë të përzgjedhur nga Ballkani, të akredituar në Bruksel ku Shqipëria u përfaqësua nga Arta Tozaj. Gazetarja e ka pyetur komisonerin në lidhje me procesin integrues të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe se kur mund të jetë koha për të marrë hapa konkretë në këtë drejtim, me hapjen e negociatave.  Për Johannes Hahn, miratimi i reformës në drejtësi deri në qershor është kyç për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

“Ne duam të shohim dhe masat e para të zbatimit, që kanë të bëjnë me procesin e ashtuquajtur ‘veting‘, në mënyrë të tillë, që të sigurohemi se në periudhën e raportit tonë të progresit, në tetor, apo në nëntor, megjithëse ky proces nuk do të ketë përfunduar, ne do të dëshironim të shihnim rezultatet e para me treguesit se procesi është në shinat e duhura dhe për rrjedhojë, vendimet përsa i takon bazës ligjore, duhen marrë përpara kësaj vere. Në rast të kundërt, ne nuk mund të jemi në gjendje të themi se si ky proces apo ky legjislacion, ka nisur të zbatohet”, tha Hahn.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here