Katar v Shqipëri/De Biasi: Po punojmë shumë

0
152

Pasditen e sotme në kompleksin sportiv në Bad Waltersdorf, trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi ka dhënë një konferencë për shtyp të programuar, përpara ndeshjes me Katarin që do të zhvillohet nesër pasdite në orën 17.30 në Harburg të Austrisë. Trajneri ka vlerësuar impenjimin e futbollistëve të cilët prej datës 23 maj, kanë nisur zyrtarisht përgatitjet për finalet e kampionatit europian. “Jam i qetë, dhe i relaksuar dhe jam përqëndruar vetëm tek puna me skuadrën. Kemi gjetur një kohë të shkëlqyer, një strukturë të jashtëzakonshme, që na ka krijuar një mundësi të shkëlqyer për të punuar. Jam i kënaqur dhe me frymën dhe gatishmërinë e skuadrës. Kemi të gjitha të dhënat e futbollistëve dhe dimë saktësisht se sa ngarkesë ka marrë çdo lojtar. Por sigurisht GPS, nuk mund të tregojë gjithçka. Një tjetër aspekt është puna psikologjike me futbollistët.”- tha De Biasi. Sa i takon ndeshjes me Katarin, numri 1 pankinës shqiptare deklaroi: “Kjo është një ndeshje që e zhvillojmë pas disa muajsh dhe mund të quhet një test i rëndësishëm në shumë aspekte. Mund të marrim disa përfundime, nga kjo punë që kemi bërë gjatë këtyre ditëve” Sa i takon listës me 23 futbollistë, që do të shkojnë në Francë trajneri deklaroi: “Zgjedhja do të bëhet më datë 31, pas stërvitjes së fundit. Vetëm pas saj, do të vendosim se cili do të udhëtojë për në Francë. Çdo futbollist është si një bir për mua dhe sigurisht do të jetë shumë e vështirë për mua që t’ju deklaroj atyre, që s’do të jenë në Francë. Por këto janë sfidat e futbollit”. Menjëherë pas konferencës për shtyp, trajneri i Shqipërisë i është drejtuar fushës së stërvitjes, për të zhvilluar seancën e fundit, përpara ndeshjes me Katarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here