Sigurimi i Shëndetit në Punë/ Në Shqipëri, profesionet dhe kategoritë që janë më të rrezikuara

0
284

mbingarkesa-ne-pune-dhe-lumturia-1

 

Në Shqipëri paqartësitë duhet të fokusohen tek përmirësimi i praktikave për sigurinë dhe shëndetin në punë

 

Sejrie Baleta

 

 

Aktivitete e punës mund të jenë të rrezikshme për shëndetin e punëmarrësve dhe vendi i punës mund të ndikojë edhe në shëndetin dhe sigurin e klientëve, vullnetarëve, apo vizitorëve dhe banorëve lokalë. Organizata botërore e punës( ILO) vlerëson çdo vit ndodhi më shumë se një milion vdekje për shkak të punës dhe qindra milionë pjesëmarrës në punë në mbarë botën pësojnë aksident në vendin e punës, të cilët mund të vuajnë nga ekspozimi i substancave të rrezikshme për shkak të profesionit. Prandaj 600,000 jetë njerëzish mund të shpëtohen çdo vit nëse do të përdoren praktikat e sigurisë dhe informacioni i përshtatshëm në punë. Në Shqipëri paqartësitë duhet të fokusohen tek përmirësimi i praktikave për sigurinë dhe shëndetin në industrinë parësore sikundër është blegtoria, peshkimi, dhe në sektorin e prerjes së lëndëve drusore, në nxjerrjen e kromit, tek parandalimi i aksidenteve industriale, duke përfshirë zjarret dhe rrjedhjen e substancave të rrezikshme, dhe tek parandalimi i aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale, duke përfshirë ato që shkaktohen nga subjektet informate pune dhe në punën në shtëpi, përfshirë këtu edhe ekspozimin ndaj pluhurit te silicit, i cili është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe shkakton një numër të madh vdekjesh që parashikohen çdo vit. Përveç Sigurisë dhe Shëndetit në Punë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsiston shërbimin e shëndetit në punë si përgjegjës për kushtet e përgjithshme shëndetësore të punëmarrësve dhe nëse është e mundur të familjeve të tyre. Sipas OBSH-së sfidat më të rëndësishme dhe më aktuale për shëndetin në punë janë:

Problemet shëndetësore që lidhen me përdorimin e tepruar të teknologjive të reja të informacionit dhe komunikimit

Automatizimi i vendeve të punës

Substancat e reja kimike dhe energjite fizike

Rreziqet për shëndetin që lidhen me bioteknologjitë e reja

Transferimi i teknologjive të rrezikshme

 

Plakja e popullsisë në punë

 

Shëndeti në punë është i rëndësishëm për parandalimin e sëmundjeve që vijnë si pasojë e kushteve të punës së punonjësve dhe mbrojtjen e punëtorëve nga rreziqet që rrjedhin nga faktorë të dëmshëm për shëndetin në lidhje me punën. Sipas statistikave çdo vit në Bashkimin Evropian, më shumë se 5500 njerëz humbin jetën e tyre si pasojë e aksidenteve në vendin e punës. Është shumë e vështirë që të përcaktosh ndikimin e sëmundjeve profesionale ndaj shëndetit dhe për këtë çështje nuk ka asnjë konsensus të dhënave. Megjithatë, vlerësimet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) sugjerojnë se 159 000 njerëz në BE çdo vit vdesin si rezultat i sëmundjeve profesionale. Kompani të ndryshme në vende të BE-së, humbin rreth 143 mil ionë ditë pune çdo vit nga aksidentet në punë. Vlerësimet janë të ndryshme, por aksidente të tilla dhe shëndeti i keq i kushtojnë ekonomisë së BE-së të paktën 490 miliard Euro në vit. Çdo vit, më shumë se dy milion gra dhe burra vdesin si rezultat i aksidenteve dhe sëmundjeve të lidhura me vendin e punës. Punëtorët vuajnë afërsisht një humbje prej 270 milion euro çdo vit të lidhura më aksidentet dhe 160,000,000 të tjera të lidhura me incidentet dhe sëmundjet po në vendin e punës. Substanca të rrezikshme vrasin 440.000 punëtorë në vit – asbesti merr 100.000 jetë në vit Një punëtor vdes çdo 15 sekonda në mbarë botën. 6.000 punëtorë vdesin çdo ditë. Më shumë njerëz vdesin në vendin e punës krahasuar me ata të vrarë në luftëra. “Është e pamundur që të arrihet siguri absolute në punë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të parandalohet”.

 

Profesionet më të rrezikuara

 

Situata e SSHP në Shqipëri është përballur me shUmë sfida qoftë në kuadrin ligjorë apo dhe në atë institucional. Pod dy dekadat e fundit e ndihmuar dhe nga teknologjia ka përballuar shumë problematika. Kështu gjithnjë e në rritje numri i shqiptarëve janë të ekspozuar ndaj faktorëve stresues fizik, kimik, biologjik, dhe psikologjik në vendin e punës. Me qëllim mbrojtjen e punëmarrësve nga lëndimet dhe sëmundjet që lidhen me punën dhe me aksidentet që mund të ndodhin në punë kuadri ligjorë është shumë i rëndësishëm. Janë shumë institucione që i vijnë në ndihmë këtij procesi. Duke filluar që nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, (ISHPSHSH), Kontrolli Kombëtar i Punës, Ministria e Shëndetësisë,Instituti i Shëndetit Publik, Inspektoriati Shtetërorë Shëndetësorë,  etj të cilët të gjithë këta institucione kanë përgjegjësitë e tyre të përcaktuar nga ligji.

 

Kategoritë

Kategoritë më të rrezikuara në vendin e punë janë gratë shtatzana, fëmijët, personat me aftësitë të kufizuar të cilët mund të ndjekin një profesion për shkak të pasionit etj. Këta kategori por jo vetëm do të përfitojnë në bazë të këtij vendimi dhe plani veprimi që përfshin vitet 2016-2020. Këta kategori për sa i përket dhe punës që bëjnë janë shumë të rrezikuar. Fëmijët janë një nga kategoritë që shfrutëzohen. Këtu futen dhe kushtet ekonomike, sociale dhe politike që zbatohen në vend. Gratë shtatzëna dhe në bazë të ligjit të lejes së lindjes ata duhet ta ndjekin punën deri në muajin e gjashtë të shtatzënisë . Deri në këta muaj shëndeti i tyre dhe siguria në punë duhet që të rruhet. Nga ana tjetër puna në të zezë dhe shfrytëzimi i të rinjve në punë pa figuracione është një aferrave  tjetër korruptive që bie ndesh me ligji. Vendimi në lidhje me projekt-ligjin në lidhje  Sigurinë e Shëndetit në Punë fyri dje në fuqi pasi është botuar dhe në Fletoren Zyrtare.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here