Situata në Siri, Skarphedinsson: SHBA, BE, Rusia dhe Iraku të ulen për bisedime

0
177

“Për të rindërtuar Sirinë pas daljes nga lufta dhe rikthimin e sirianëve për kontribut në vendin e origjinës duhet që SHBA-ja, BE-ja, Rusia dhe Iraku të ulen bashkë për të diskutuar.

Kështu deklaroi të shtunën Ossur Skarphedinsson, raporteri nga Islanda, gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Tiranë.

Ossur Skarphedinsson, raportuesi për ekonominë dhe sigurinë të krizës së emigracionit dha këtë përgjigje pas pyetjes së përfaqësuesit të Greqisë.

Kriza e emigrantëve, vijoi ai, lidhet me pasigurinë për shkak të sulmeve terroriste. “Kemi kontrolle të kufirit pas sulmeve terroriste në Paris e Bruksel. Suedia, Danimarka dhe Franca kanë kërkuar të zgjasin kontrollet në kufij edhe për 6 muaj të tjerë pas pasigurisë së krijuar”, tha ai.

Ndërkohë përfaqësuesi i Belgjikës në këtë panel, deklaroi se “jo çdo emigrant është terrorist por grupet territoriste po përdorin fluksin e emigrantëve”. “Nuk kemi më kohë që të shpërfillim këto situata për shkak të politikës”, tha ai, ndërsa mbështeti integrimin e refugjatëve jo vetëm në mësimin e gjuhës por edhe në vlera europian./ATA

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here