Tiranë/ Nusja rreh vjehrrën me sende të forta, Gjykata e dënon me 8-të muaj burg

0
152

Një nuse është dënuar nga Gjykata e Tiranës, pasi ka rrahur me sende të forta vjehrrën e saj. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre, teksa nusja ishte duke larë dyshemenë.

Ajo është E. Lusha, e cila është dënuar me 8 muaj burg, por që më pas dënimi i është konvertuar në 1 vit shërbim prove. Ngjarja ka ndodhur më datën 3 janar, 3 ditë pas festës së fundvitit. Nusja kishte marrë një leckë të lagur dhe ka nisur të lajë dyshemenë e shtëpisë.

Gjatë pastrimit, e pandehura është afruar në vendin ku ishte ulur vjehrra e saj, D. Lusha. Në këtë mënyrë, nusja i ka kërkuar vjehrrës që të zhvendosej pasi pozicioni i saj e pengonte të pastronte.

Në këtë moment, vjehrra i ka thënë nuses se nuk dëshironte të lëvizte nga vendi. Kjo e ka acaruar nusen e cila me bishtin e leckës e ka goditur dhe rrahur vjehrrën e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here