Kush mund ta imagjinonte burrin shqiptar të para disa vitesh, të bënte disa lloje punësh shtëpie dhe të ecte pak në antitezë me vargun e Çajupit: “Burrat nën hije lozin kuvendojnë, pika që s’ju bie se nga gratë rrojnë”. Secilit i pëlqente qëndrimi në hije mesa duket.
Por viti 2016 vjen edhe në Shqipëri me një evoluim dhe emancipim shoqëror. Nëse çdo ditë flitet për barazinë e gruas dhe të burrit, shumë vetë e kanë përthithur konceptin e kësaj barazie në mënyrë optimale. Ky burrë nga Elbasani është shembulli më i mirë i këtij emancipimi që po ndodh në Shqipëri në formën më normale të saj dhe ndarja e punëve nuk bëhet më sipas gjinisë.
Mesa duket burri në fjalë është kthyer në një formë shakaje të ditës edhe nga raportuesit tanë, të cilët na i ka nisur imazhet nën përshkrimin “Stop dhunës ndaj burrave”. Madje këtë e ilustrojnë edhe me pamje ku duket qartë autoriteti i gruas që ndodhet atje, me shkopin kërcënues mbi shpinë. Dhunë ndaj burrit apo ndarje detyrash në familje është e vështirë ta ndajmë.
Burri nga ana tjetër po punon me shumë zell dhe ka marrë detyra specifike nga gruaja që ta përfundojë punën sa më parë.