Është riaktivizuar sërish zjarri në pyllin me pisha në bregdetin e Semanit. Lajmi konfirmohet nga shërbimi zjarrfikës, i cili shkoi në vendin e ngjarjes. Po të njëjtat burime thanë në mesditë se zjarri u shua.
Sipas tyre rindezja e zjarrit e zjarrit dyshohet se është e qëllimshme.
Ndërkohë i mbetet policisë që të hetojë dhe të verë para përgjegjësisë personat e papërgjegjshëm, të cilët mund të kenë shkaktuar zjarrin.