Policia Italiane ka arrestuar një 26 vjeçari pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë.
Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur e fshihte kokainën nën tokë, në mënyrë që ti shmangej kontrolleve policore.
Shqiptari u arrestua teksa ishte duke nxjerrë një kavanoz qelqi, në brendëzi të së cilës kishte doza kokaine.
I riu shqiptar, i cili ishte rezident në San Giustino, kishte pak muaj në territorin italian, por kishte ngritur një treg të kokainës, në lulëzim.