Një ditë para mbledhjes së paralajmëruar të Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi, Ambasadori amerikan Donald Lu dhe Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, kanë zhvilluar një takim me kreun e Komisionit, Fatmir Xhafaj.
Takimi i zhvilluar në Krysinë e Kuvendit ka zgjatur disa minuta dhe temë e diskutimit ka qenë pikërisht ecuria e reformës në kushtet kur Partia Demokratike ka deklaruar bojkot pas përjashtimit të ish-kryeministrit Berisha për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.
Nuk dihet nëse mbledhja e paralajmëruar për nesër do të zhvillohet apo jo.