Është indentifikuar autori i dyshuar për vrasjen e 55-vjeçarit në Tiranë, Luan Koprencka.
Policia e Tiranës në fillim bëri me dije se viktima ishte 20 vjeç, por më vonë u saktësua se është i moshës 55-vjeçare.
Autori i dyshuar është Genci B. 25 vjeç i cili njihet ndryshe edhe me pseudonimin “Patatja”.
Policia është vënë në ndjekje të tij dhe të një personi tjetër me iniciale A.B, që ka qenë bashkëpunëtor i autorit. Mes viktimës dhe autorit të ngjarjes ka patur një konflikt të hershëm. 55-vjeçari Koprencka u qëllua me thikë gjatë përleshjes me të dy personat dhe ndërroi jetë në spital.