Vajza 16 -vjeçare e zhdukur prej 17 majit, është gjetur. Gazie Kazia është dorëzuar në policinë e Sarandës pak minuta më parë. Dorëzimi vjen pas apelit të prindërve,që vunë në alarm policinë. Ajo ka deklaruar që ka ikur me dëshirë nga policia dhe nuk ka qenë e shtrënguar nga njeri. Adoleshentja u largua së bashku me një të ri, që e kishte njohur në Facebook.