Mashtrimi/ Marinari dënohet 1 mln lekë, po aq sa mori nga një qytetar pasi i premtoi punësim

0
163

Pasimori paratë është zhdukur nga vendi. Policia nuk e ka gjetur në banesën e tij edhe pas përfundimit të hetimeve. Ugjykua në mungesë. Ishte marinar dhe kishte premtuar një vajzë punësimin e vëllait në Portin e Durrësit

 

Gjykimi u zhvillua në mungesë të të pandehurit Nelsi Myslymi, pasi ai u njoftua rregullisht  sipas ligjit në vendbanimin e tij, por nuk u paraqit në seancë gjyqësore pa paraqitur asnjë shkak. Rezulton se ai ndodhet jashtë shtetit. Këtë fakt e konfirmoi edhe bashkëshortja  e tij, shtetasja Pranvera Myslymi, e cila u paraqit në dy seanca gjyqësore. Pranvera Myslymi deklaroi se i pandehuri ishte me profesion marinar dhe ai kishte më shumë së një vit që nuk ishte kthyer në Shqipëri. Por ajo e kishte vënë në dijeni për gjykimin që po zhvillohej.

 

Rrethanat e ngjarjes

 Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi se në muajin korrik të vitit 2014 shtetasja Artemisa Hoxha është takuar me të njohurin e saj, shtetasin Nelsi Myslymi, i cili ishte marinar. Meqënëse vëllai i Artemisës, shtetasi Emiljano Hoxha, ishte i papunë, Nelsi Myslymi ka premtuar se do t`i rregullonte atij punë në Portin e Durrësit. Për këtë ai i ka kërkuar Artemisës 100000 lekë. Artemisa ka pranuar, i ka dhënë paratë, si dhe disa dokumente. Kur Artemisa është takuar me Nelsin për ti dhënë paratë dhe dokumentet, ka qenë dhe një person, i cili është prezantuar si menaxher. Paratë Artemisa i ka siguruar duke marrë një kredi në emrin e nënës së saj. Nelsi Myslymi që ka marrë përsipër bërjen e dokumenteve për punë dhe ndërhyrjen tek menaxheri, i ka thënë Artemisës se do të jepte edhe një kafe për të rregulluar punën e vëllait të saj. Ai i ka premtuar se puna do të rregullohej brenda një kohe prej gjashtë muajsh. Në muajin nëntor Artemisa  e ka takuar Nelsin dhe ky i fundit i ka thënë se puna do të përfundonte në janar. Më pas Artemisa i ka telefonuar Nelsit, por ky i fundit nuk i është përgjigjur. Nelsi i ka kthyer Artemisës vetëm një mesazh, ku i shkruante se nuk kishte mundësi që t`i kthente lekët. Artemisa me anë të facebook-ut ka folur me bashkëshorten e Nelsit për këtë çështje. Meqënëse paratë nuk i janë kthyer, duke i konsideruar veprimet dhe sjelljen  e Nesli Myslymit si mashtrim, në datën 11.08.2015 Artemisa Hoxha ka bërë kallëzim përpara oficerëve të policisë gjyqësore në Komisariatin e Policisë nr. 2, Tiranë. Dëshmitarët Artemisa Hoxha, Emiljano Hoxha dhe Pranvera Myslymi u pyetën nga gjykata dhe deklaruan të njëjtat fakte që kishin deklaruar përpara oficerëve të policisë gjyqësore. Sipas këtyre deklarimeve rezultojnë të provuara faktet që janë përmendur hollësisht më lart. Bashkëshortes së të pandehurit, Pranvera Myslymi, përpara se të deklaronte, iu bë e ditur nga gjykata në baze të nenit 158 të KPPenale fakti që nuk ishte e detyruar që të dëshmonte. Por ajo kërkoi të dëshmonte, duke hequr dorë nga kjo e drejtë. Pra gjatë gjykimit u provua se shtetasi Nelsi Myslymi i kishte marrë të njohurës së tij Artemisa Hoxha 100000 lekë, duke e gënjyer se do t`i rregullonte punë në portin e Durrësit vëllait të saj, Emiljano Hoxha, si dhe duke shpërdoruar besimin e saj. Artemisa Hoxha deklaroi gjithashtu se dëmi tashmë ishte shlyer, pasi paratë ia kishte kthyer nëna e të pandehurit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here