Në 1 korrik fillon aplikimi i direktivës të Komitetit Europian për gazrat e automjeteve.
Specialisti i Ministrisë së Transporteve, Maksim Tashi tha se qytetarët duhet të zgjedhin karburant cilësor, në të kundërt rrezikojnë që mjeti i tyre të mos e kalojë testin e kontrollit teknik.
Këshillimi është që të zgjedhin ato subjekte karburanti që kanë njëfarë emri, pasi karburanti ka ndikim direkt në sasinë e gazrave që automjeti nxjerr.
Sipas ekspertëve, karburanti bashkë me shërbimet e tjera dhe vjetërsinë e mjetit, kanë të bëjnë direkt me normat e ndotjes që një makinë nxjerr.
Në katër muajt e parë të vitit 2016, në kolaudim kanë ngelur mëse 10 mijë automjete nga zbatimi i normave të reja të ndotjes.