Dy ditë para inagurimit të këndit të lojërave Veliaj i ka paraprish situatës. Më parë kishte deklaruar se do të jepte dorëheqjen nëse në park do të hidhej beton. Ai e ka kamufluar betonin me tapete të gjelbër artificialë
Këndi i lojërave që po ndërtohet tek Liqeni Artificial, është shoqëruar me kundërshtime dhe me protesta nga ana e shoqërisë civile dhe e partine politike. Për muaj me radhë aktivistë të shoqërisë civile ka protestuar kundër betonit që po hidhet tek parku. Por gjithnjë e më shumë po i afrohemi orëve të alarmit. Nuk dihet nëse do ta mbajë premtimin kryebashkiaku ku ka deklaruar se kurë filluan punimet për këtë kënd, ka theksuar se do të japë dorëheqjen nëse do të ketë beton në këtë park. Por nga ana tjetër jo vetëm beton që është hedhur por I ngritur madje me disa metra. Nëse do të bëjmë një paralelizëm të situatës së këndit të betonit që ka ndërtuar bashkia tek parku, me këndin e lojërave që gjenden në vende të ndryshme të botës gjithë ç’ka është ndryshe. Përveçse në vendet e botës nuk ka beton atje gjithëçka është ë projektuar me elementë natyrorë. Gjithçka është e ndërtuar prej druri. Me shtëpiza të vogla prej druri, ura dhe kalime druri, lavjerrëse dhe shumë e shumë vende lojërash për fëmijë të cilat janë veçse të përbërë nga elementë natyrorë. Por ky kënd është debatuar dhe protestuar e herë pas hershme nga shoqëria civile, opozita dhe kundërshtimi nga ana e Presidentit të Republikës Bujar Nishani.
Por si po e fsheh bashkia të gjithë betonin që ka hedhur tek këndi i liqenit?
Zgjedhja është padyshim artificial ashtu si dhe projektet dhe planet e saj që ka bërë kohët e fundit që janë tërësisht artificialë. Data 1 qershor po afron. Na ndajnë vetëm dy ditë dhe me kategorinë më të pambrojtur dhe më të pa informuar dhe që nuk ia ka idenë hileve dhe dallavereve qeveritare kryebashkiaku Veliaj do tu prezantojë projektin fallso të tij të radhës. Me anë të elementëve artificialë, duke filluar që nga tapetët e gjelbër artificialë që ka mbuluar betonin, e derdhur nga qeveria ka qenë manipulimi me të cilin bashkia do tu mbyllë gojën shoqërisë civile dhe të gjithë atyre që e kundërshtuan këtë projekt. Në foto duken qartë që çdo fasadë betoni e hedhur sa e përfunduar e sa e papërfunduar është kthyer në gjelbërim artificial. Ky projekte dhe ky plan do të vij duke bërë shoë i radhës që ka paralajmëruar Veliaj që do ta prezantojë ditën e fëmijëve. Këto janë planet e tij jo transparente dhe aspak të dashura nga shoqëria. Në vend të gjelbërimi natyral, ai parapëlqen beton dhe barë artificial. Në vend të lodrave dhe të cilat mund të projektoheshin dhe inskenoheshin nga elementë që vetë natyra të fal, për ti mësuar fëmijëve ato që janë reale dhe që janë bio, lodrat prej plastike dhe prej elementëve të tjerë artificial të natyrës janë tashmë të vendosura mbi barin artificial të vendosur mbi beton. Por bashkisë Tiranë i shkon shumë për shtat thënia se “po mbulon diellin e shoshë”. Kjo është skema e mashtrimit e radhës e Veliaj për ti shpëtuar dorëheqjes me 1 qershor, pasi më parë kishte thënë se nëse do këtë beton do të dorëheqjen. Por parketi I gjelbër mesa duket do ta shpëtojë nga fjala për të cilën ai I ishte zotuar. Nëse të gjithë do të ishim sy e veshë për të parë Erjonin duke thënë se deri këtu ishte dhe të paktën thjesht ta pranonte publikisht se për ndërtimin e këndit të lojërave është hedhur beton, por jo nuk ndodh, mendjendriturit e bashkisë dhe për këtë herë e gjetën zgjidhjen për tu hedhur hi syve qytetarëve.
Por me datën 1 qershor fëmijët do të pritem me lule por jo natyrale, do të priten me gjelbërim por fatkeqësisht është artificial, do të mungojnë pemët që befasisht u prenë. Nuk do të ketë ajër të pastër se makinat dhe betonieret e kanë shkatërruar atë. Pemët të cilat I vinin në ndihmë tashmë janë prerë. Ja kështu me frymë artificiale don tu vijë në ndihmë bashkia fëmijëve kryeqytetas. Të gjithë e kujtojnë kohën kur shoqëria civile dilte në protesta kundër parkut të lodrave tek Liqeni Artificial, ku kryebashkiakun Erion Veliaj e “akuzonin” si përgjegjësin kryesor për masakrën që ata pretendojnë se po i bëhet kurorës së gjelbër të kryeqytetit. Përplasjet e shumta mes aktivistëve dhe policisë së Shtetit dhe asaj bashkiake morën vëmendjen jo vetëm të mediave shqiptare por edhe të atyre ndërkombëtare.
Qytetarët për parkun
Tashmë prej 75 ditësh aktivistët e qytetarëve për parkun protestojnë madje një muaj kanë qëndrur me natë dhe me ditë duke kundërshtuar ndërtimin e këndit të lojërave që bashkia ka planivikar për ta inaguruar me 1 qershor. Nga ana tjetër aktivistët kërkojnë mbështetjen e qytetarëve, për të protestuar me datë 1 Qershor ora 10:00 tek Liqeni. Qytetarët për Parkun janë të bindur se do të ja dalin deri në fund duke protestuar. Pavarësisht se ata janë përleshur disa herë më policinë. Nga ana tjetër janë poshtëruar dhe ofenduar pa reshtur nga ana e bashkisë. Ky kënd vetëm do shtojë betonin, zhavorrin dhe s’ka si të shtojë gjelbërimin në asnjë mënyrë. Ndërkohë sipas kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, pemët e prera kanë qenë të sëmura apo të rrezikshme dhe heqja e disave prej tyre për të bërë vend për lojrat e fëmijëve do rikuperohet me mbjelljen e 3000 pemëve të tjera. Bashkia deklaron se këndi i lojërave është një prej 10 ndërhyrjeve që do ta bëjnë Parkun e Madh më të dobishëm për qytetarët, duke përmendur pistën e re të vrapimit dhe zonën e plazhit që janë gjithashtu në plane. Por kundërshtuesit e ndërhyrjeve në park e konsiderojnë prerjen e qoftë edhe një peme të vetme si një krim mjedisor. Ndërkohë që ndërtimi I këtij këndi është shoqëruar me protesta dhe kundërshtime që nga dita që nisi si punë e deri në ditën që do të inagurohet. Katër ligje të Kushtetutës janë shkelur për ndërtimin e këndit të lojërave në parkun e liqenit sipas ambientalistëve. Parku i Madh i Liqenit Artificial të Tiranës u krijua në vitin 1958, me një sipërfaqe prej 250 ha. Më pas, rreth Parkut u ndërtuan objekte, si Kopshti Zoologjik, Rruga e 1000 selvive, Varrezat e Dëshmorëve e Fidanishtja, të cilat e rritën sipërfaqen e tij në 440 ha. Parku i Madh i Liqenit Artificial është park urban. Park urban quhet: “Një copë toke që përdoret për qëllime publike, me pak ose aspak ndërtime pranë qytetit, që përdoret për qëllime rikrijuese dhe zbukuruese”. S. Baleta