Zbulohet rruga e re e emigrimit të shqiptarëve drejt Anglisë, kapen dy persona

0
194

Dy personat që duken në këtë foto janë dy djem shqiptarë të janë kapur nga policia angleze për kalim të paligjshëm të kufirit. Shqiptarët kanë zbuluar një mënyrë të re për t’u futur në Angli. Nëpërmjet rrjeteve sociale, kjo formë e kalimit në Britani nga kufiri gjermanisë është bërë mjaft e njohur dhe lehtësitë janë se nëse të kthejnë në Gjermani, je i lirë pas disa orësh.

Sipas mediave britanike emigrantët shqiptarë udhëtojnë nga e gjithë Europa deri në portin Cuxhaven.

Futen në port si të munden. Më pas fshihen nëpër kamionë që kalojnë drejt Britanisë. Një mënyrë tjetër është fytja në kamionë, kur shoferët kanë parkuar për të ngrënë në restorantet pranë portit.

Cuxhaven është porti i vetëm gjerman që lidhet direkt me Anglinë. Nëntë muaj e fundit janë kapur 65 vetë. Pasi kthehen nga Britania, shqiptarët urdhërohen të deportohen në Shqipëri, por kjo ka pak gjasa të ndodhë, për shkak të vakumit ligjor. Shumë prej tyre rikthehen përsëri në port, në përpjekje për t’u futur në Angli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here