Konsultat në një godinë të vetme/ Radhë të gjata në qendrën e re e në QSUT, pacientet i sorollasin nga një spital në tjetrin

0
137

spitalet-300x224

 

Vetë spitali Nënë Tereza është përpjekur që të disiplinojë pacientët përmes mundësisë së planifikimit online të vizitës, çka duket se nuk ka funksionuar sa duhet edhe për shkak se shumica e të sëmurëve janë të moshuar që mezi mbahen në këmbë

 

Sejrie Baleta

 

 

Realiteti në të cilin po jetojnë shqiptarët dita ditës po vështirësohet. Në spitalet e vendit dyer që gati sa s’thyen nga pacientët  është tashmë një fakt. Shumë prej tyre dynden nga i gjithë vendi për një vizitë a konsultë të planifikuar. Të irrituar me të drejtë ose jo pacientët konfliktohen çdo ditë me rojet private të spitalit si për cilësinë e shërbimit dhe për sorollatjet sa nga njëra qendër a spital në tjetrin. Nuk janë të gjithë për t’u shtruar. Ka prej tyre që janë të sëmurë kronikë që bëjnë rrugë të gjatë deri në Tiranë thjesht për një firmë që të vazhdojnë ti marrin ilaçet me rimbursim. Të tjerë pacientë vijnë për rikontroll periodik pasi më herët janë operuar në QSUT. Por më të shumtët janë të sëmurë që vijnë për një vizitë tek specialisti të pajisur me rekomandim nga spitalet rajonale dhe ato bashkiake që gjejnë rrugën më të shkurtër i përcjellin në tiranë. Bilanci, të gjithë në QSUT, të gjithë në luftë për tu futur brenda godinës së re 3- katëshe të sapo inauguruar. Vetë spitali Nënë Tereza është përpjekur që të disiplinojë pacientët përmes mundësisë së planifikimit online të vizitës, çka duket se nuk ka funksionuar sa duhet edhe për shkak se shumica e të sëmurëve janë të moshuar që mezi mbahen në këmbë. Situata pritet të agravohet akoma më shumë me grupimin e të gjitha konsultave në një godinë të vetme. Kjo është situa ta që përballen çdo ditë pacientët shqiptarë. Kanë marrë rrugën nga çdo anë e vendit vetëm për një vizitë më të specializuar u duhet të përballen me radhë të gjata por edhe me të konfliktohen dhe me njëri tjetrin. Të sëmurë të lodhur ata nuk kanë një vend ku të ulen. Mosrespektimi i radhës nga ana e tyre i bën pacientët që të përballen me njëri tjetrin. Konfliktet janë të natyrave nga më të ndryshme. Ankesat për shërbim të dobët dhe mos përgjigjja në kohë nga ana e stafit i bën ata që të debatojnë më njëri tjetrin. Në vendin tonë nëse shkon në spital për të marrë një ndihmë më shumë dhe për tu shëruar sëmuresh më shumë. Kjo situatë nuk është se ndeshet vetëm në godinën e re të konsultave por në të gjithë godinat. Tashmë pacientët shqiptarë vuaj jo vetëm mungesën e ilaçeve por edhe mungesën e përkujdesit dhe ardhjes në ndihmë. Një godinë për konsultat ku pacientët vijnë nga të gjitha anët është shumë e pamjaftueshme për të përbaluar gjithë këtë fluks. Ndërkohë që shikohet situata e spitaleve në vend që përkeqësohet dita ditës. Ku pacientët përballen me mungesën e ilaçeve, me mos vëmëndjen e nga ana e burimeve njerëzore në spitale, nga mungesa e godinave dhe radhëve të gjata. Për të sëmurët që për në bazë të sëmundjeve  duhet të planifikojnë ditë më para për të marrë ekzaminin, apo qoftë dhe për të bërë një alalizë një eko , u duhet që të presin me javë e javë të tëra ose me muaj dhe që në fund asqë mbarojnë dhe punë. Të gjitha këto problematika por jo vetëm bëjnë që pacientët shqiptarë të jenë shumë të irrituar, dhe tronditur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here