Zbulohet shënjestra e atentatit me tritol në pallat, kamerat filmoi personin e maskuar

0
163

Naim Kacori ishte shënjestër e atentatit me tritol të shënuar orët e para pas mesnate në Tiranë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një person të maskuar dhe të veshur me të zeza teksa vendos pranë derës së një banese një sasi lënde eksplozive. Ngjarja u shënua rreth orës 01:30 në një pallat në rrugën “Margarita Tutulani” pas stadiumit “Selman Stermasi”. Burime për Express thanë se nga shpërthimi i tritolit me fitil janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale thuajse në të gjithë pallatin. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm saqë ashensori është dëmtuar i gjithë, ndërsa dyert e apartamenteve janë shembur.

Të njëjta burime sqaruan se objektiv i atentatit me tritol është Naim Kacori, pasi lënda shpërthyese është vendosur pikërisht pranë derës së tij.

Kamerat e ashensorit por edhe rrotull zonës ku ndodhet pallati kanë filmuar autorin, por maskimi i tij e ka bërë të pamundur deri më tani identifikimin. Edhe Naim Kacori nuk e ka ndihmuar policinë drejt një piste, pasi ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë person.

Policia ende nuk ka mundur të zbulojë shkaqet e vendosjes së tritolit, ku mendohet të ketë qenë mbi 1 kg lëndë eksplozive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here