Basha: Edi Rama tutor i Elvis Roshit, arkitekt i kriminalizimit të politikës

0
234

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama si “arkitekt të kriminalizimit të politikës”. Basha tha se Rama jo vetëm që nuk shfaqi pendesë për kandidimin e Elvis Rroshit, por tha se ai ka fyer emigrantët shqiptarë duke i krahasuar me kreun e Bashkisë së Kavajës.

“Tutori i Elvis Roshit është Edi Rama, ai ka poshtëruar ju dhjetëra emigrantë duke u thënë ju jeni si Elvisi, e Elvisi është si ju. Nuk besoj se qindra mijëra emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit janë si Elvis Roshi. Ka fyer sërish shqiptarët. Ky prononcim i djeshëm tregon mentalitetin e tij të inkriminuar. Arkitekti i kriminalizimit të politikës jo vetëm nuk shfaq pendesë për këtë, dhe nuk e dënon këtë fakt, por thotë ky është modeli i shqiptarëve. E djeshmja ishte një ditë e turpshme, pasi Gentjan Daja, ngriti me forcë një grup qytetarësh për një kuazi-miting, dhe ky është presion psikologjik ndaj qytetarëve”, – tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here