https://youtu.be/SYLx4JnTvFc
Ky është shembulli më i mirë që tregon se disa gjëra është mirë t’u lihen në dorë profesionistëve.
Një burrë nga qyteti i Fuqing në provincën e Fujian të Kinës mendoi se mund ta rregullonte vetë lavatriçen e prishur.
Por për fatin e tij të keq, në tentativë e sipër i ngeci koka në të.
U desh ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse, të cilët pasi sharruan pjesët prej çeliku të pajisjes, arritën ta nxirrnin prej saj.
Për t’ia arritur qëllimit, zjarrëfikësit punuar rreth 1 orë.
Siç raporton rrjeti amerikan “NBC”, burri kishte futur kokën në lavatriçe në përpjekje për të zbuluar se çfarë kishte ngrecur në të, pasi nuk punonte.
Vetë ky i fundit, pasi doli shëndoshë e mirë prej saj tha se nuk arrinte ta kuptonte se çfarë ndodhi. “E futa kokën me shumë lehtësi, ndaj nuk e kuptoj se përse ngeca dhe nuk dilja dot”.
Fatmirësisht ai pësoi vetëm dëmtime të lehta.