Një 34-vjeçar është arrestuar në Berat, pasi ka kundërshtuar efektivët e policisë. Arqile Vrushaj fillimisht duke drejtuar automjetin tip “BMV X5”, në gjendje të dehur, është përplasur me automjet tjetër.
Ai nuk ka qëndruar pas aksidentit, po është larguar. Ndërkohë pasi është ndjekur nga polici rrugore, 34-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të tyre. Testi i alkoolit rezultoi se ai ishte 0.73 mg/l/.
Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e tij policia sekuestroi: një thikë (kamë), si dhe një pushkë sportive pa leje.