4 gra të dëmtuara nga aksidenti në Krujë, ku një autobus me besimtarë ortodoksë mori flakë, janë nisur për kurim drejt shtetit fqinj, Greqisë. Burime nga Spitali i Djegieve, pohuan se gratë janë dërguar për trajtim të specializuar. Të njëjtat burime bënë me dije se gjendja e grave është e rëndë, por e qëndrueshme. Mësohet se dy gra në moshën 70 vjeç kanë mbi 50% djegie në trup, ndërsa dy të tjera, nën 60 vjeç kanë djegie më të lehta. Aksidenti tragjik ndodhi të premten e 27 majit, ku për pasojë një grua humbi jetën dhe 11 të tjera u plagosën.