Skandali i naftës “Virgin”,Apeli lë të lirë zv-drejtoreshën e Doganave

0
196

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj ish-zv.drejtoreshës së Doganave, Lula Njebza. Lidhur me skandalin e naftës “Virgin”, ajo do të gjykohet duke mbajtur masën “detyrim paraqitje”.

Njebza akuzohet për “shpërdorim detyre”. Bashkë me të nën akuzë janë edhe biznesmeni Adrian Xhillari, ish kryedoganieri Tiranës, Mirarbër Teneqexhiu, Alfred Bushi, doganier, Syrja Misiraj doganier si dhe Adrian Alikaj.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Fierit, këta shtetas së bashku me kompaninë ‘Tea’ kanë vepruar në bashkëpunim duke hedhur në treg 4.4 milion litra karburant të një cilësie jo të kontrolluar, karburant i cili veç pasoja në buxhet të shtetit prej 2 milionë euro ka dëmtuar dhe makinat e qytetarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here