Mediat greke publikojnë të tjera dëshmi tronditëse nga vrasja me prerje koke e shqiptarit Bledar Terpollari në Greqi. Sipas CNN grek një nga autorët e arrestuar për këtë ngjarje e ka përshkruar ngjarjen në këtë mënyrë:
“Shkuam të tre tek kasollja dhe i ramë portës, ndërkohë që ai hyri brenda e në ndenjëm jashtë. Dëgjuam një të shtënë arme e më pas pamë që doli me trupin e Bledarit. Nxori një thikë dhe i preu kokën. Me pas e futi atë në një thes duke na thënë se do ta çonte në Shqipëri, t’ia tregonte atij që e kishte porositur”, – citon CNN grek një nga shqiptarët e arrestuar si bashkëpunëtor në krim.
Sipas të arrestuarit, viktima kishte marrë 20 mijë euro nga shitja e kokainës, para të cilat nuk ia kishte kthyer të zotëve. Krimi i rëndë ndodhi më 9 maj në rajonin malor të Thesprotia. I dyshuar kryesor është kushëriri i viktimës Krenar Tërpollari, i cili sipas grekëve mendohet se fshihet në Shqipëri.