Detaje të reja nga video-skandali i ministrit shqiptar

0
169

Teksa prej disa kohësh po qarkullojnë zërat për një video­seksi ku është i përfshirë një ministër shiptar, Boldnews.al mëson detaje ekskluzive të kësaj historie por duke rezervuar publikimin e emrit të ministrit.

Në fakt bëhen fjalë për një seri xhirimesh të fshehta të nisura rreth 1 vit më parë dhe që një prej tyre përmban skena të forta erotike.Ministri i qeverisë aktuale ka kërkuar rreth verës së 2015 një shërbim masazhi në zyrë.

Ai ka kontaktuar me një qëndër masazhi dhe është abonuar për këtë shërbim 2 herë në javë.Qëndra e masazhit ka “ofruar” një vajzë e cila është tranportuar për në zyrë e Ministrit. Burime për Boldnews.al bëjnë me dije se vajza është transportuar gjithmon me makinën e ministrit.

Takimet e shpeshta të vajzës tepër simpatike me ministrin për shërbimin e masazhit, u kthyen në një lidhje pasionante mes zyrtarit të lartë dhe masazhatores.

Skandali thellohet edhe më tej ku dyshimet të çojnë se vajza që ofronte masazhin ishte rekrutuar nga shërbimet sekrete të një vendi partner. Pas rekrutimit nga institucionet e huaja të shërbimit sekret, vajza masazhatore mendohet të ketë nisur përgjimet dhe filmimet ndaj Ministrit.

Në pjesën më të madhe të filmimive, bisedat mes ministrit dhe vajzës janë intime por ka disa raste ku biseda është fokusuar tek çështjet e ministrisë.Ky është skandali i dytë më i madh seksual i një zyrtari të kësaj mazhorance.

Më herët ishte Kryetari i Bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili i cili u filmua duke kërkuar favore seksuale ndaj një 20­vjeçareje në këmbim të një vendi pune.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here