Ish-kryeministri Sali Berisha duket se është një nga politikanët më të informuar në vend.
Teksa sot u publikua një kallëzim në Prokurori nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri për një pajisje përgjimi në zyrën e tij, Berisha në fakt e kishte paralajmëruar këtë ditë më parë.
Më 20 maj, Berisha poston në Facebook një tekst ku bën me dije me detaje konkrete se ku ndodhej pajisja e përgjimit në zyrën e Tahirit.
Madje, Berisha tha se çimka, siç quhen ndryshe pajisjet e vogla përgjuese ndodhet në anën e pasme të grirëses së letrave.
Postimi i Berishës:
Në zyrën e Saje qorrit gjendet një çimkë!
Te dashur miq, parmbrëmë, në zyrën e Saje qorrit, konkretisht ne anën e pasme të grirëses së letrave gjendet një goxha çimkë! Kjo e ka tmerruar Saje qorrin, i cili ka dyshim kryesor:1- zëvendësministrin e LSI dhe 2-njërin nga asistentet e tij.
Por njerëzit afër tij flasin edhe për dy burime te tjera me të mundshme, njeri i huaj kurse burimi tjetër është intim!