150 shqiptarë duan të hyjnë ilegalisht në Angli, të gatshëm të paguajnë edhe 8 mijë paund për vendin e ëndrrave

0
177

emigranti-2 emigranti4 emigranti5 emigranti7 emigranti8

 

“Nuk do të jemi vërtetë të lumtur deri sa të arrijmë në Angli! Anglia është synimi ynë!”

Kështu shprehen 150 emigrantë shqiptarë që po qëndrojnë aktualisht në disa tenda në portin e Dieppe-s, në veri të Francës, në pritje për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Shumica prej tyre kanë emigruar nga Shqipëria për arsye ekonomike dhe të gjithë shpresojnë për një jetë më të mirë atje.

Media britanike Dailymail ka intervistuar shqiptarët dhe ka fotografuar momente nga jeta e tyre në tenda.

Një djalë 17 vjeçar tregon se para se një organizatë bamirëse franceze t’i dhuronte atyre tenda të mëdha e ku nuk futej era, tendat në të cilat strehoheshin pothuaj nuk arrinin të ndalinin as shiun e as erën. Disa prej tyre madje janë plagosur nga rënia e shkëmbinjve mbi çadra. Pavarësisht rrezikut, emigrantët kanë zgjedhur portin e vogël të Dieppe-s pasi aty ka më pak kontroll e fluks njerëzish.

Tani të strehuar në 17 çadra të mëdha e më të sigurta por sërish në kushte të vështira, 150 shqiptarët po planifikojnë mënyrat se si do të kalojnë kufirin për në Angli, ndoshta duke u futur fshehurazi në ndonjë kamion mallrash apo në ndonjë skaf.

Mes tyre ka dhe djem të rinj tregojnë se kanë qenë më parë në Angli, por janë deportuar në Shqipëri. Tani ata janë kthyer sërish në Francë për të gjetur një mënyrë që të kalojnë vjedhurazi në vendin e ëndrrave. Ata pranojnë se janë të gatshëm të paguajnë nga 7 deri në 8 mijë paund për një vend në një skaf apo kamion drejt Anglisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here