Mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Kosovë, nënshkruhet marrëveshja që do ketë impakt në jetën e qytetarëve të të dy vendeve

0
136

Gjatë mbledhjes së tretë të qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, u nënshkrua Marrëveshja e Partneritetit për Programin IPA CBC Shqipëri-Kosovë mes MIE dhe MAPL.

Ministrja e integrimit prezantoi këtë marrëveshje dhe theksoi se ajo do të këtë impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve të të dy vendeve. “Objektivi i Programit është promovimi i qëndrueshmërisë socio-ekonomike në zonat ndërkufitare duke nxitur bashkëpunimin midis individëve, institucioneve dhe komuniteteve”, u shpreh Ministrja Gjosha.

Kjo do të arrihet duke hartuar projekte të përbashkëta në tre prioritete madhore, nga të cilat rajonet përfituese nga të dy vendet do të mund të përfitojnë në vitet e ardhshme, si mbrojtja e mjedisit, nxitja e turizmit dhe investimi për rininë, edukimin dhe aftësitë. (zonat e lejueshme te programit: Qarqet e Kokësit dhe Lezhës).

 

Fjala e plotë e Ministres:

 

Para së gjithash kam kënaqësinë dhe nderin të jem pjesë e kësaj ceremonie të përbashkët ndërmjet dy vendeve tona, Kosovës dhe Shqipërisë që janë kaq pranë dhe kanë bashkëpunuar me rezultate të suksesshme siç është edhe ky  takim i sotëm  i sotëm, fryt i një pune të përbashkët prej disa muajsh.

Më lejoni në retrospektivë t’Ju rikujtoj rrugëtimin që na solli bashkë këtu sot për të firmosur Marrëveshjen e Partneritetit midis Shqipërisë dhe Kosovës në kuadër të Programit IPA II, Bashkëpunimi Ndërkufitar 2014-2020. Kjo Marrëveshje ka për qellim përcaktimin e rregullave te bashkëpunimit për menaxhimin e Projektit te Asistencës Teknike për zbatimin e këtij Programit.

Programi IPA CBC Shqipëri-Kosovë 2014-2020 kaloi përmes një procesi të gjerë konsultimi duke u finalizuar me miratimin nga Komisioni Evropian më 11 dhjetor 2014, me një shumë prej mbi 9.7 milion Euro. Objektivi i Programit është promovimi i qëndrueshmërisë socio-ekonomike në zonat ndërkufitare duke nxitur bashkëpunimin midis individëve, institucioneve dhe komuniteteve.  Këto programe do të kenë impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, çka është mendoj më e rëndësishmja.

Kjo do të arrihet duke hartuar projekte të përbashkëta në tre prioritete madhore, nga të cilat rajonet përfituese nga të dy vendet do të mund të përfitojnë në vitet e ardhshme, si mbrojtja e mjedisit, nxitja e turizmit dhe investimi për rininë, edukimin dhe aftësitë.

(zonat e lejueshme te programit: Qarqet e Kokësit dhe Lezhës).

Shqipëria dhe Kosova janë pjesë e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe janë plotësisht të angazhuara për të plotësuar të gjitha kriteret që mbart anëtarësimi. Është e vërtetë që sfidat me të cilat përballemi janë të shumta, por janë pikërisht të tilla programe si ky që reflektojnë arritjet e të dy vendeve në kuadër të bashkëpunimit rajonal e territorial. Mendoj se nuk ka mënyrë më të mirë se programe të tilla ndërkufitare, siç ka treguar edhe përvoja e mëparshme, që të nxisin bashkëpunimin midis komuniteteve të zonave përfituese duke sjellë më pranë njerëzit, traditat, kulturën.

Në këtë kuadër, falënderoj ekipet e dyja vendeve që kanë punuar me përkushtim në finalizimin me sukses të Marrëveshjes së Partneritetit.

Duke ju uruar suksese në këtë sipërmarrje, ju siguroj angazhimin tonë të përhershëm që forcon më tej bashkëpunimin midis vendeve tona.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here