Kanabisi po mbillet në të gjitha format në vend. Më e zakonshmja është kultivimi me kubikë, të cilët përgatiten nëpër sera. Tre sera të tilla janë zbuluar sot në Korçë, në fshatin Sinicë, ku tek vendi i quajtur “Shkëmbi i Vjeshtës”. Policia asgjësoi rreth 9000 bimë narkotike. 1200 prej tyre ishin mbjellë në tokë dhe 7800 bimë të mbjella në gota plastike apo kubikë, të kultivuara në 4 sera. Provat e zbuluara tregojnë edhe se si ruhen këto parcela. Policia gjeti 2 kallashnikovë, 4 krëhëra dhe disa fishekë. Sipas specialistëve, këto janë armë të kultivuesve që i përdorin për të ruajtur bimët.