“Grupi xhihadistëve”: Po gjykohemi në bazë të urrejtjes, jo të fakteve, prokurorja është e zezë në shpirt

0
129

Imami i vetëshpallur i xhamisë së Mëzezit, Bujar Hysa, në një intervistë deklaroi se ai dhe shokët e tij po gjykohen jo në bazë të fakteve, por në bazë të urrejtjes.

Z.Hysa, jeni në dijeni se prokuroria ka apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në lidhje dënimin tuaj?

Po, jam në dijeni, sigurisht që jam, pasi pardje më erdhi kërkesa ku thuhet se prokuroria nuk është e kënaqur me vendimin e gjykatës. I janë dukur pak 18 vite që më dha gjykata. Ndër të tjera në dosje thuhej se nuk janë dakord për vendimin që ka dhënë gjykata për të pandehurin Bujar Hysa dhe unë dua që ai të dënohet me 20 vite.

Prokuroria nuk ka apeluar vendimin vetëm për Zeqir Imerin. Pse mendoni se nuk apeloi për të?

Dënimi më i madh që dha ishte 20 vite. Ajo ka qënë e pakënaqur me vendimin e gjykatës, se pothuajse të gjithëve na ka ulur nga 2 vite nga çfarë kërkoi prokuroria dhe gjykata për Zeqir Imerin uli vetëm një vit, kështu që mendoj unë. Me këtë apelim të saj duket qartë se ajo nuk është e kënaqur me vendimin e gjykatës. Nuk e di çfarë është gjithë kjo luftë, nuk e di çfarë është gjithë kjo urrejtje ndaj nesh, por na mjafton Zoti që është lart.

Ju mendoni se kjo që po ju bëhet është urrejtje?

Po sigurisht që është urrejtje kjo dhe për shkak të besimit tonë. Unë u habita dhe me zbardhjen e vendimit të gjykatës dhe gjykata ka manipuluar shumë prova. Kjo ështe e qartë që është urrejtje, një urrejtje që ata kanë brenda nesh. Unë personalisht nuk kisha dëgjuar që për një ndryshim prej dy vitesh prokurorja nuk është e kënaqur. Ne kemi dëgjuar që gjykata ka ulur me nga 5 apo 10 vjet dhe prokurori nuk ka apeluar.

Jo, e them me bindje se arsyeja e vetme është se prokurorja është shumë e zezë, e zezë në shpirt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here