Helmimi në Ish-Bllok, djali filmon pronarin: I dha lekë infermieres, ishin mbi 70-të persona të helmuar

0
165

helmimi2 helmimi4

Ditën e djeshme mediat shqiptare bënë me dije se nga helmimi në Ish-Bllok pati 10 persona, por numri është edhe më i lartë. Denoncues të shumtë kanë raportuar pranë redaksisë sonë këtë ngjarje duke dënuar fshehjen e saj. Njëri nga personat që ishte shtruar në spital për shkak të këtij helmimi, ka filmuar pronarin e Artigianos.  sipas tij, ky i fundit u ka dhënë lekë infermiereve që të mos tregonin numrin e personave të helmuar.

Nuk dihet sa e vërtetë është kjo, duhet që organet kopetente të ndjekin rastin në fjalë për të zbardhur ngjarjen në Ish-Bllok.

“Prsh jeta osh qef! Në restorantin Artigano u helmuan disa persona, inspektoriati shendetsor kerkoi mbylljen e restorantit dhe verifikimin e tij. Ne media shume pak u be publike per kete. Mbreme ne infektivin e QSUT sipas kryeinfermieres ishin te shtruar mbi 70 veta vetem diten e djeshme, me vone shifet pronari i Artiganos, i cili i kerkonte kryeinfermieres te mos bente publike numrin e personave te helmuar duke i dhene rryshfet. Ne nje video te filmuar pak sekonda shifet kryeinfermierja me pronarin e Artiganos.  Bejeni publike kte lajm pasi ai restorant eshte gjobitur 3 here dhe vazhdon te mbetet akoma hapur. Mbreme isha i shtruar tek infektivi. Ne foto shifet pronari duke i kerkuar infermieres te fshehe numrin e personave qe vinin nga restoranti tij. Madje dua te  them qe nje mjeke e infektivit e kishte te ndaluar ta permendje artigianon duke iu akrruar infermierve “mos e permendni me”.”, thotë një nga personat që ndodhej në ambientet e spitalit.

Si ky restorant mund të ketë shumë në Shqipëri, AKU të marrë masat që raste të tilla të mos përsëriten sërish.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here