Sot rreth orës 13 e 30 nga ana e shërbimeve të komisariatit numër 4, në Tiranë në bazë të informacioneve të marra, është finalizuar operacioni i koduar “Fillimi”.
Në fshatin Vilëz Komuna Zallbastar është bërë e mundur gjetja dhe më pas asgjësimi me anë të djegies, i 2100 rrënjëve, kanabis sativa.
Këto bimë u gjetën të mbjella në tre parcela të ngjitura me njëra-tjetrën.
Nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të lëndëve narkotike, ndërkohë që materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën e kultivimit të lëndëve narkotike.