Një ditë para takimit të pritshëm me kreun e qeverisë, kryetari i opozitës ka folur për çështjet kryesore që priten të diskutohen, duke shprehur edhe qëndrimin e tij mbi to. Votimi dhe numërimi elektronik do të jenë kushti për arritjen e një marrëveshje për reformën në drejtësi, për të cilën Basha thotë gjithashtu se s’mund të jetë e kapur nga politika apo krimi. Kryetari i PD shfrytëzoi një takim të zhvilluar në Lezhë, për thënë se ai do të pëpiqet të gjejë dakordësinë me Ramën dhe për t’i përcuar atij ketë mesash: “Unë jam europianist, dhe si i tillë nuk mund të mos përpiqem me gjithçka për t’i dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, një drejtësi që nuk i mbron, por i ndëshkon qeveritarët e korruptuar dhe kriminelët. Dhe do të përpiqem patjetër të gjej gjuhën e përbashkët me kundërshtarin politik, por vetëm sipas standardeve europiane: Për zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje elektronike, numërim elektronik, dhe një drejtësi të pakapur nga Koço Kokëdhima, nga Emiliano Shullazi, nga Habilajt”. Një ditë më parë kryeministri Rama pranoi kërkesën e PD për zgjedhjen me 2/3 të anëtarëve të institucioneve të drejtësisë. Ndërsa PD kërkon që të përdoret formula e “vendeve të rezervuara” e propozuar nga EURALIUS e OPTAT, e pranuar edhe nga Komisioni i Venecias. Kjo formulë parashikon që opozita të ketë një numër të caktuar vendesh për t’u përfaqësuar në institucione si KLD, etj.