Këshilla për një flirt të përkryer veror

0
191

Periudha verore është periudha më e përkryer për të flirtuar. Plazhet dhe parqet janë vendi ideal ku mund ta njoftoni ndonjë person me të cilin do të kaloni mirë. Ja disa këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë në këtë.

 

  1. Flirti është jo verbal, me rëndësi është të keni qëndrim.

 

Faktori kyç është vetëbesimi. Në qoftë se ju mungon vetëbesimi, mund të dukeni mjaft të dëshpëruara, ndërsa niveli i lartë i vetëbesimit ju bën të jeni në qendër të vëmendjes. Në qoftë se nuk dini të flirtoni, mund ta përdorni sensin e humorit. Shndërrojeni komunikimin në kënaqësi.

 

  1. Assesi pa buzëqeshje në fytyrë.

 

Buzëqeshja është mjeti përsosur për t’ju bashkuar me personin të cilin sapo e keni njoftuar. A keni parë dikë të flirtojë me fytyrë të mrrolur? Atëherë, mos harroni të jeni gjithnjë të buzëqeshur.

 

  1. Merreni qenin me vete kur të dilni në shëtitje

 

Qeni mund të jetë gjëja ideale për t’i afruar njerëzit kah ju. Në qoftë se nuk posedoni, merreni qenin e shokut/shoqes. Me të mund t’i afroheni dikujt që ju pëlqen dhe i/e cila gjithashtu ka një qen.

 

  1. Shikojeni atë në sy.

 

Do të befasoheni nga fakti se njerëzit çdoherë ju shohin në sy. Me sytë, buzëqeshjen dhe të folurit mund ta tërheqni dikë shumë më shumë se sa me pjesët tjera të trupit. Madje, fshehtësia e flirtit qëndron gjithnjë te sytë dhe shikimi.

 

  1. Prekjet gjatë bisedës.

 

Prekjet e buta në duar apo krahë gjatë bisedës janë shenjë se jeni të interesuar. Meshkujve ju duhen mjaft shenja për të qenë të sigurt se dëshironi të keni diçka me të.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here