Maturantëve u grabiten celularët që i dorëzuan para provimit të anglishtes, polici: Mos më ngrini zërin mua!

0
158

Maturanët e shkollës “7 Marsi” në kryeqytet kanë denoncuar pranë City Radio një rast të paprecedentë që ndodhi sot, pas përfundimit të provimit të maturës në lëndën e anglishtes. Para fillimit të provimit, nxënësve u janë marrë nga kontrolli i sigurisë telefonat celularë që dispononin, për të shmangur në këtë mënyrë kopjet. Por pas përfundimit të provimit atyre nuk u janë kthyer më mbrapsht. Asnjë prej stafit pedagogjik madje as personi i ngarkuar për mbajtjen e tyre nuk mban përgjegjësi. E teksa nxënesit i drejtohen punonjësit të Policisë së Shtetit prezent në ambientet e shkollës për të denoncuar këtë fakt, polici jo vetëm që deklaron se “nuk mban përgjegjësi” por u hakërrehet nxënësve duke ju thënë “Mos më ngrini zërin”! Gjithsej rezultojnë të kenë humbur mbi 8 telefona të nxënsve, me vlerë mjaft të konsiderueshme monetare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here