Pse meshkujt vetëm nëpër filma bëjnë kështu?

0
201

Filmat janë fajtorë për shumë fatkeqësi që ndodhin nëpër lidhje dashurie. Edhe pse nuk do ishin, thuajse në çdo komedi romantike, aktorja kryesore zakonisht e ka pranë vetes heroin më të fuqishëm, I cili I bën disa nga gjërat në vijim:

 

1-I vjen të dashurës tek dritarja dhe këndon

 

Shumica e femrave kur zihen me të dashurin, rijnë në krevatin e tyre, qajnë dhe tentojnë ta thërrasin në telefon. Heroi I filmit e kupton se atë që e ka bërë është gabim, dhe do të vrapojë ta përmirësoj gabimin me një buqet lulesh para derës së vajzës të cilës ia ka lënduar ndjenjat. Nëse ka nevojë do të qëndrojë para derës së saj dhe në shi do të këndojë serenada, kështu që shumë femra i bën të qajnë para televizionit dhe fillojnë ti urrejnë të dashurit të tyre edhe më shumë.

 

2-Dashurohet në vajzën e lagjes edhe pse është  rrethuar nga manekenet

 

Biznesmeni i suksesshëm i cili vazhdimisht është i rrethuar nga femra të bukura dhe mund ta ketë cilët që të dëshirojë, përnjëherësh vendos se dashuria e jetës së tij është fqinja e tij të cilën e ka takuar rrugës drejt shitores së bukës? Filmat na mësuan se rrugës deri te kontejnerët ndoshta do ta takojmë dashurinë e jetës sonë, që ndoshta nuk është edhe aq reale, por mashkulli sigurisht në atë “moment romantik” derisa i hedhim mbeturinat, nuk do të ndalet para nesh që të na e kërkojë numrin e telefonit, edhe pse jemi të veshura me pizhame.

 

3-Dashurohet në femrën me të cilën janë marrë vesh vetëm për sex

 

Ashton Kutcher dhe Natalie Portman, Justin Timberlake dhe Mila Kunis, kanë disa punë të përbashkëta: janë shumë të bukur, që të gjithë kanë marrëveshje se janë bashkë vetëm për sex i cili nuk kyç kurrfarë emocione dhe plotësisht janë jo real. Qiftet që janë miq me beneficione, rrallë përfundojnë si ata nëpër televizione, sepse edhe nëse njëri nga personat dashurohet, tjetri nuk i ka ndjenjat e njëjta, dhe në mënyrë të pashmangshme do të vije deri tek ndarja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here