Shokuese/ Një klinikë private në Shkodër kryen aborte në muajin e pestë kundrejt një pagese

0
181

200 mijë lekë të vjetra për një abort në kundërshtim nëse mosha e shtatzënisë është katër muajshe dhe 300 mije lekë (të vejtra) nëse mosha e shtatzënisë është pesë muajshe.

Këto janë tarifat që përdor në klinikën private një mjeke gjinekologe në qytetin e Shkodrës.

Emisioni “Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së hënë vendin ku mund të abortosh edhe në muajin e pestë të shtatzënisë. Vera Haxhiu, gjinekologe e ofron këtë shërbim në klinikën e saj private në qytetin e Shkodrës kundrejt shumave që i vendos vetë në varësi të moshës së shtatzënisë.

Bisedat e transmetuara treguan pazarin e mjekes me pacienten, e cila për arsye familjare dhe braktisjes nga babai i fëmijës kërkon ndihmë për të ndërprerë shtatzënisë. Vajza është 20 javëshe shtatzënë, pra pesë muajshe.

Neni 10 i Ligjit Nr.8045, dt 7.12.1995 “për ndërprerjen e shtatzënisë”, tregon qartë se ndërprerja e vullnetshme e shtatzënisë mund të kryhet brenda javës së 12 të shtatzënisë.

Në kundërshtim me ligjin, mjekja Haxhiu shprehet se nuk ka asnjë problem për të abortuar, por kërkon parapagim që të nisë punën. Madje nuk pranon që  t’i lëshojë as recetë mjekësore pacientes së paraqitet në klinikën e saj. Ajo tregon se ka lëshuar recetën mjekësore apo ka përfunduar punën dhe nuk e kanë paguar pasi kam bërë ndërhyrjen.

Gjatë bisedës me vajzën që kërkon të bëjë ndërhyrjen për ndërprerjen e shtatzënisë, mjekja me njohur me emrin Vera, i tregon se tarifat e saj janë shumë të ulëta në krahasim me tarifat që përdorin kolegët e saj në Tiranë. Sipas saj, në Tiranë kërkojnë 1 milionë lekë për ta bërë këtë ndërprerje të shtatzënisë në kundërshtim me ligjin.

Mjekja e ka shumë të qartë që po kryen një krim. Ajo thotë se “deri në javën e 12 mund të bësh abort, por në javën e 12 dhe një ditë më tepër quhet krim dhe mund të përfundosh  në burg”.

Emisioni “Fiks Fare” transmetoj takimet e vajzës me mjeken në të cilat tregohet këmbëngulja e vajzës për të mësuar rreth rrezikut që mund t’i kanoset nga aborti në këtë fazë të shtatzënisë.

Mjekja i kërkon të mos e pyesë për rreziqet pasi edhe në dasmë mund të helmohesh nga një pjatë, ajo i tregon që rrezikshmëri ka pasi futet si një lindje normale.

Vajza shtatzënë, e shoqëruar nga dhe gazetarja e “Fiks Fare”, iu drejtua një tjetër klinike për të vërtetuar moshën e shtatzënisë, ku sipas mjekut pacientja ishte në javën e 20, plot 5 muaj shtatzënë. Sipas tij, nuk mund të bëhet aborti në këto kushte që është pacientja . “Ndërprerja e hemorragjisë është vështirë të kryhet pas abortit, po ashtu rreziku i infeksionit është i lartë”, tha mjeku. Ai tha që është mirë që ky  abort të mos bëhet.

Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here