Dy persona në Durrës janë arrestuar për kultivim të lëndëve narkotike dhe goditje të punonjësit të policisë për shkak të detyrës.
Të arrestuarit janë Jurigert Pëllumbi 25 vjeç dhe Arjonit Zoku 24 vjeç, të cilëve iu gjetën disa doza kanabis sativa gjatë kontrollit fizik.
Gjithashtu, në banesë iu gjetën edhe disa fara kanabis dhe një fishek pistolete.
Të arrestuarit, gjatë shoqërimit për në Komisariatin e Durrësit, kundërshtuan dhe goditën punonjësit e policisë.