Reagon për “Rilindjen” Kastriot Islami: Nuk bëhem pjesë e vëllazërisë së vesit”

1
166

Duket i alarmuar ish deputeti socialist, të cilin e përmendin si një nga deputetët që mund të votojë reformën në drejtësi. Kastriot Islami nxiton të sqarojë me një status në Facebook, se vota e tij do të jetë kundër reformës së Edi Ramës. “Reformen e Rames nuk e votoj ne asnje rast edhe sikur 139 deputete ta votojne” sqaron Islami mes rreshtave. Statusi duket më shumë një garanci se ai është ndarë njëherë e përgjithmonë nga Rama. Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, lulzim Basha foli për rrjedhjen e votave. Lajmi se Kastriot Islami mund ta votojë reformën në drejtësi u publikua nga portal i Artur Zhejit.

 

Statusi i Kastriot Islamit në Facebook

 

Nje reagim simbolik ndaj nje shpifjeje!
Nuk kam qene, nuk jam dhe nuk do te jem asnjehere pjese e Vellazerise se Vesit, madje do te jem me lufte te hapur me kete bande te rrezikshme per vendin dhe te ardhmen e shqiptareve…

Me kane bere me dije se sot disa media dhe portale prane Rames kane hedhur ne treg nje shpifje se “une do te mund te votoja draftin e Rames per reformen ne drejtesi…”…Fillimisht mendova te mos reagoja se para pak ditesh shpreha publikisht ne gazeten Panorama (http://www.panorama.com.al/nje-qasje-kunder-kapjes-se-drej…/)…

 

Me se fundmi, pas kerkesave te shume miqve po bej nje reagim te shkurter permes nje fotoje qe po e vendos ne cover-page per te treguar qartas se “formimi, integriteti, eksperienca, inteligjenca nuk me lejojne te behem pjese e kesaj VELLAZERIE TE VESIT ku bashkejetojne kriminele, trafikante, kusare, medioker, mashtrues, perverse, lehaqenas…ndjej vetem neveri per kete bande..!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here