Një 61-vjeçar është gjendur i pajetë në një kanal në Sarandë, në rrethana ende të paqarta.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjashtë, ndërsa viktima është identifikuar dhe është shtetasi Ismet Avdia.
Burime zyrtare nga policia pohojnë se Avdia kishte ardhur dje nga Greqia. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.