Tahiri sulmon drejtpërdrejt gjyqtarin që pezulloi Çakon

0
170

Saimir Tahiri ka sulmuar drejpërdrejtë gjyqtarin Arjan Aliaj, që me kërkesë të prokurorisë vendosi të pezullojë nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çakon për skandalin e pajisjes italiane të përgjimit. Sipas prokurorisë, kjo pajisje jo vetëm është futur në mënyrë të paligjshme, por është përdorur edhe për përgjime.

Tahiri tha sot se gjytari kishte liruar kriminelë e përdhunues nga burgu dhe se ishte pezulluar më parë nga detyra. Dhe për të bërë kontrastin, tha se Çako ishte një njeri i ndershëm që e ka ushtruar detyrën me ndershmëri.

Me tone të ashpra Ministri i Brendshëm foli edhe për prokurorinë. Ai i shpalli gjyqtarët dhe prokurorët që po hetojnë këtë rast dhe jo vetëm ajo si “fronti i së keqes”. Këto sulme të Tahirit vijnë pasi Prokroria ka nisur hetimet edhe ndaj tij, për ndikim në çështjen e skandalit të përgjimit me veprimet apo mosveprimet e tij.

Tahiri tha qeveria do të qëndrojë përballë këtyre gjyqtarëve e prokurorëve dhe politikanëve që i mbrojnë ata dhe që nuk e duan reformën në drejtësi, ose e duan në mënyrën e tyre për t’i mbrojtur gjyqtarë e prokurorë të tillë të korruptuar.

Ai sulmoi edhe formulën e vendeve të rezervuara, që ekspertët ndërkombëtarë dhe ambasadori amerikan Donald Lu ai ka prezantuar opozitës i një ndër 5 variantet e reformës në drejtësi.

 

Tahiri: “Po kush është gjyqtari që vendosi se drejtori i policisë, një njeri i ndershëm që ka ushtruar detyrën me ndershëri, duhet të pezullohet. Është një gjyqtar i shkarkuar për korrupsion dhe për mospërmbushje të detyrës. Për cilin motiv? Ka liruar nga burgu të paktë 7 herë njerëz të akuzuar për vepra të rënda penale, për tentativë vrasje, për përdhunim, vjedhje me armë, i ka liruar nga burgu. Dhe ky gjyqtar u shkarkua. Dhe papritmas kthehet në detyrë. Po si mund të kthehet në detyrë një gjyqtar që liron një vrasës nga burgu, një përdhunues nga burgu, një jneri që vjedh me armë? Dhe ky gjyqtar ka kurajon për të shkelur ligjin me të dyja këmbët dhe për të dhënë një vendim tërësisht politik

Ky gjyqtar është fytyra e vërtetë e atyre që nuk e duan reformën. Ky Aliaj është fytyra e vërtetë e gjyqtarëve që ne nuk pranojmë e nuk duam. Ky është fytyra e korporatës së korruptuar dhe shërbëtorëve politikë, sepse detyrën e kanë dhuratë nga pushteti edhe në kurriz të përdhunimeve e vrasjeve. Ky gjyqtar, ky Aliaj që liron vraës e përdhunues, që është shkarkuar dhe rikthyer në detyrë për shkaqe proceduriale.

Përfaqësuesi i fronti të keqes që përfshin prokrorët e gjyqtarët e qelbur nga koka që mbrohen nga shqupistë të qelbur nga koka që nuk duan reformën në drejtësi. Të cilët duan të mbajnë Shqipërinë peng. A keni dëgjuar se çfarë thonë? Duan vende të rezervuara. Çfarë janë vendet e rezevuara? Janë bunkeri i sigurtë për të futur dhe për të mbrojtur gjyqtarë të tipit Aliaj në sistemin e drejtësisë. Vendi i rezervuar është vend parkimi për gjyqtarë të korruptuar.

Flasin për drejtësi të pakapur, por unë nuk di njeri që ta dijë sot sistemin e drejtësisë të pakapur. Është drejtësia e kapur sot? Sigurisht që është. E kapur peng.

Ky Aliaj që ka liruar vrasës e përdhunues, sot u shërben porositësve politikë. Kjo nuk është drejtësia që ne duam për Shqipërinë e gjeneratës tjetër, për shqitparët që janë sakrifikuar në vite e dekada që Shqipëria të jetë më e drejtë, që ligji të jetë njësoj për të gjithë, që institucionet të bëjnë detyrën, pavarësisht se kush është në pushtet, pavarësisht problemeve që koha ka grumbulluar.

Beteja jonë është kundër frontit të së keqes të atyre në sitemin e drejtësisë, gjykata e prokurori edhe në politikë, që nuk e duan reformën e drejtësisë.

Ne këtë betejë do të fitojmë me çdo çmim e çdo kosto…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here