Vlorë/ Arrestohet për armëmbajtje pa leje 29-vjeçari

0
194

Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri “Automatik-model 54”, 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm, dhe një krehër.

Pas kontrollit uniformat blu të Vlorës kanë arrestuar shtetasin Bledar Sherifaj, 39 vjeç, banues në këtë qytet.

“Në kuadër të kontrolleve të ushtruara për ruajtjen e sigurisë së qytetarëve kundër mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit të lartpërmendur, në banesën e tij, për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve””, thuhet në njoftimin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here