Ersekë/ Asgjesohen 8200 bimë kanabis në fshatin Piskal, policia në kërkim të kultivuesve

0
252

Edhe në Kolonjë, e njohur për një nga zonat më të qeta të Shqipërisë, ka filluar mbjellja e kanabisit. Kështu policia e Ersekës kishte marrë informacione se në fshatin Piskal ishte mbjellë kanabis.

Nga kontrollet u gjetën 8200 bimë kanabis, të mbjella me kubike në gota plastike. Droga u asgjësua me anë të djegies, ndërsa edhe në këtë rast nuk është zbuluar “dora që hodhi farën”.

Ndërkohë në Mallakastër sasia e kanabisit  e kapur është më e vogël. Në vendin e quajtur “Ish-rezervat e shtetit”, në fshatin Povël u gjetën 91 bimë kanabis, të cilat ishin mbjellë në vazo plastike. Aty policia gjeti edhe 180 fara si dhe rrobat e punës për hapjen e gropave. Edhe në këtë rast, autorët nuk dihen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here