Arrestohet 31-vjeçari nga Rrogozhina, ishte i dënuar me 14 vjet burg për vrasje në Itali

0
158

Një 31-vjeçar është arrestuar sot në banesën e tij në Rrogozhinë pasi ishte i dënaur me 14 vjet burg për vrasje në Itali.

Florenc Shamo, 31 vjeç, ishte në kërkim ndërkombëtar.

Interforce Italia kishte dërguar në Shqipëri, urdhrin e datës 3 qershor 2016, lëshuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Firences, ku Shamo rezultonte i dënuar me 14 vjet burg për veprën penale “Vrasje në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Tashmë pritet ekstradimi i këtij shtetasi në drejtim të Italisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here