Kulla Eifel “kuq e zi” në dorë të tifozëve ja cfarë duhet të bëni

0
1268

Kulla Eiffel, në fund të ditës, pas përfundimit të çdo ndeshje të Euro 2016, do të ndizet me ngjyrat e flamujve të vendeve pjesëmarrëse në kampionat.

Përzgjedhja do të jetë e gjitha në dorë të tifozëve, të cilët të vetmen gjë që duhet të bëjnë, është që të përdorin sa më shumë hashtagun me inicialet e skuadrës së vendit të tyre në rrjete sociale (Facebook, Instagram, Twitter).

Ndaj nëse dëshironi që Kulla Eiffel të ndizet me ngjyrat kuq e zi, mjafton të bëni sa më shumë hashtag #ALB dhe për plot 10 minuta flamuri i Shqipërisë do të mbulojë kullën e famshme të Parisit.

Iniciativa në fjalë është ndërmarrë nga Bashkia e Parisit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here