Një grua është arrestuar nga policia në qytetin pakistanez Lahore, pasi dyshohet se ka vrarë vajzën e saj për shkak se ajo është martuar pa miratimin e familjes, raporton BBC.
Sipas raportimeve të autoriteteve policore, trupi i Zeenat Rafiq tregoi shenja të torturës. Bëhet e ditur që ajo u lag me lëndë djegëse dhe më pas është djegur.
Është rasti i tretë i tillë në një muaj në Pakistan ku sulmohet ndaj grave që shkojnë kundër rregullave konservative mbi dashurinë dhe martesën.
Javën e kaluar një mësueseje të re të një shkolle, Maria Sadaqat, iu vu zjarri në Murree afër Islamabad-it për shkak të refuzimit të një propozim martese. Si pasojë e plagëve të marra ajo ndërroi jetë.