Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 53-vjeçar, i cili dyshohet se është autor i plagosjes me thikë të 36-vjeçarit J.S, mbrëmjen e djeshme në lagjen ‘Skënder Libohova’ në Lushnje.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Arjan Aliço, 53 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim XH.A 24 vjeç i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se këta dy shtetas dyshohen se kanë qëlluar me thikë dhe sende të forta shtetasin 36-vjeçari J.S.