Takimi Basha – Meta, flet kreu u PD-së: Nuk dorëhiqem nga “vendet e rezervuara”

0
164

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat ku ka folur për takimin me kreun e Kuvendit, Ilir Meta.

Basha theksoi edhe një herë se nuk heq dorë nga formula me “vende të rezervuara” të emërimit të këshillave të gjyqësorit dhe prokurorëve. Ai tha se ky ka qenë edhe rekomandimi i Komisionit të Venecias, në paragrafin 88, të cilin e lexoi gjatë konferencës. “Ishte insistimi ynë që “Venecia të ishte garant i moskapjes së drejtësisë. Ajo ka folur qartë dhe ka dhënë formulën sa i përket drejtësisë. PD e ka pranuar këtë zgjidhje që u konfirmua edhe nga Euraliaus dhe Opdat. Për PD-në kjo është e vetmja çështje që ndan palët. Ne jemi gati ta mbyllim këtë kapitull dhe të nisim nga puna”, tha Basha. Ai konfirmoi se kreu i Kuvendit i kishte kërkuar falje për futjen në kalendarin e punimeve të Kuvendit të draftit të reformës në drejtësi dhe Basha e pranoi këtë falje, duke e cilësuar gabimin si një akt kriminal. Basha akuzoi edhe një herë kryeministrin Rama se ka penguar reformën në drejtësi dhe se nuk pranon modelin me vende të rezervuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here