Eshtë arrestuar pak minuta më parë kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi. Me urdhër të Prokurorisë a rrestimi i tij është bërë pasi akuzohet nga Prokuroria se ka falsifikuar dokumentet, për formularin e vetëdeklarimit të Dekriminalizimit.
Ishte Prokuroria që me 1 Qershor nisi hetimet kryesisht për Elvis Rroshin, pasi dyshohej se ka kryer veprën penale të falsifikimit të dokumenteve në procesin e plotësimit të formularit të vetëdeklarimit për Dekriminalizimin.
Nëse provohen akuzat, sipas nenin 190 të Kodit Penal kjo vepër dënohet me burg nga 6 muaj deri në 4 vite burg.